“Heart Attack” e Noizyt dhe Loredanës ishte një nga hitet e kësaj vere.
Kënga që bëri bashkë për herë të parë reperin nga Shqipëria dhe reperen nga Kosova, vuri në pah një kimi të jashtëzakonshme mes dy artistëve.
E, meritat për këtë këngë i ka askush tjetër përpos Blerim Destanit.
Destani, mik i afër si i Noizyt, ashtu dhe Loredanës, kishte bashkuar dyshen duke i çuar drejt bashkëpunimit edhe si artistë.
Nga ajo kohë, duket se treshja ndajnë më shumë minuta së bashku.
Miq në skenë dhe jashtë saj, Blerimi, Noizy dhe Loredana mblidhen jo rrallë herë.
Ishte pikërisht Loredana ajo që ndau në InstaStory dy fotografi me Noizyn dhe Destanin, ku të tre shfaqen duke shikuar diçka në telefon.
A kanë qenë duke marrë ndonjë propozim për bashkëpunim të ri? Apo ishte diçka tjetër mes atyre të treve?
Mbetet të shihet në vazhdim se çfarë kanë rezervuar ata.