Reagon Zelensky pas sulmit të Rusisë me raketa mëngjesin e sotëm

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas një sërë sulmesh me raketa mëngjesin e sotëm në qytetet ukrainase nga pushtimi Rusë.

Marketing

“Dita e 229-të e luftës në shkallë të gjerë. Në ditën e 229-të po përpiqen të na shkatërrojnë dhe të na zhdukin nga faqja e dheut. Plotësisht. Të shkatërrojnë njerëzit tanë që po flenë në shtëpi në Zaporizhzhia.

Po vrasin njerëz rrugës për në punë në Dnipro dhe Kiev.
Alarmi ajror nuk ndalet në të gjithë Ukrainën. Ka raketa që godasin. Fatkeqësisht ka të vdekur dhe të plagosur.

Ju lutemi mos i lini strehimoret. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj. Le të mbajmë dhe të jemi të fortë”, ka shkruar Zelensky.

https://www.facebook.com/zelenskiy.official/videos/805855763998105/?t=12

Marketing