Noizy pritet të vetëdorëzohet sot në policinë e Pejës

Reperi nga Shqipëria, Noizy po vazhdon të ballafaqohet me organet e ligjit në Kosovë, pas sherrit të bujshëm në Pejë.

Marketing

Prive nga burime 100% të sigurta, merr vesh se sot ai do të vetëdorëzohet në stacionin e policisë në Pejë.

Akoma nuk dihet koha specifike e vetëdorëzimit, megjithatë Prive ka kontaktuar edhe me burime nga policia, e cila konfirmon se është në pritje të arritjes së reperit në polici.

Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti drejtësia në Shqipëri kishte marrë vendimin, ku Noizyt dhe DJ Crax iu caktua masë arresti me burg.

Më pas më 16 gusht, Gjykata e Durrësit e liroi Noizyn nga paraburgimi, pasi ofroi një garanci pasurore në vlerë prej 50.000 eurosh.

Marketing