Noizy ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram pasi në Shqipëri u vodhën e shitën gjësendet që u dërguan për bamirësi.
Nëpërmjet një postimi në Instagram edhe reperi Noizy i cili ka dalë në teren për të ju ndihmuar të perkurve nga tërmeti, ka treguar se po vidhen dhe shiten gjësendet që janë çuar për ta.
Sipas tij nuk po vjedh po populli por organizatat të cilat duhet t’i dënojë shteti.
“Mjafton të pysni njerzit qe jan aty, dhe do kuptoni qe ka organizat hajdutesh qe vjedhin dhe shesin, nuk po them qe e ben shteti kete, e ben privati, Por shteti duhet të reagoj sesben dhe të marri masa per kta maskarenj”, ka shkruar ai.