Nominimi i Deskoskës në Komisionin e Venecias, Anti-korrupsioni: Nuk ka konflikt interesash

Nuk ka konflikt interesash në propozimin e Qeverisë që ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, të jetë anëtare në Komisionin e Venecias. Kështu ka konstatuar Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, pasi që kanë bërë një analizë të plotë për këtë ankesë të dorëzuar nga një parti politike.

Marketing

“Sipas rregullave për parandalimin e konflikteve të interesit, ata nuk marrin pjesë as në debatin as në vendimet që kanë të bëjnë me shtetin nga i cili nominohen. Me këtë në mënyrë të bukur vetë Komisioni i ka caktuar rregullat, që ata që do të jenë anëtarë të tij të mos mund të jenë në situata ku do ketë konflikt interesash. Pra, gjithmonë kur diskutohen çështje që janë të lidhura me shtetin e tyre, ata përjashtohen nga ai debat.”,- deklaroi kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanovska.

Anti-korrupsioni i cilësoi pretendimet e nënvizuara në ankesë si të pabaza dhe votoi që kjo lëndë të mbyllet.