UEFA ka publikuar listën e tre menaxherëve të nominuar për çmimin e më të mirit të vitit nga UEFA.
Tre menaxherët e nominuar nga UEFA për këtë vit janë Pep Guardiola, Roberto Mancini dhe Thomas Tuchel.
Që të tre ishin të suksesshëm me skuadrat/kombëtaret e tyre respektive.
Spanjolli Pep Guardiola arriti të fitoj titullin e ligës në Angli, dhe gjithashtu edhe Kupën e Ligës duke triumfuar në finale të Carabaos ndaj Tottenham.
Italiani Roberto Mancini arriti një gjë të madhe duke triumfuar me kombëtaren e tij në Europianin 2020, duke e mposhtur në finale kombëtaren e Anglisë.
Gjermani Thomas Tuchel ndërkohë arriti që të fitoj Ligën e Kampionëve edicionin e kaluar me Chelsean duke triumufar në finale ndaj Man Cityt, gjersa së fundi arriti të fitoj edhe Superkupën e Europës duke e mposhtur në finale skuadrën spanjolle Villareal nëpërmjet penalltive.
Fituesi do të shpallet së bashku me lojtarët e vitit të meshkujve dhe femrave nga UEFA gjatë ceremonisë së shortit të Ligës së Kampionëve 2021/22, në Stamboll, të enjten më 26 gusht.
Kujtojmë se sezonin e kaluar menaxheri i vitit ishte zgjedhur Jurgen Klopp, duke e mposhtur në një garë të ngushtë bashkëkombasin e tij, Hansi Flick.