Kampionia olimpike ka arritur të fitojë përsëri medalje, pas të argjendtës në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Marketing

Xhudistja pejane kësaj radhe ka fituar të bronztën në kategorinë deri në 57 kilogramë në Grand Slamin e mbajtur në Baku të Azerbejxhanit.

Në repeisazh, Nora arriti ta mposht në vazhdime me ‘pikë të artë’ kundërshtaren belge, Mina Libeer.

Ndryshe, xhudistja jonë e nisi ditën pa ndeshje në raundin e parë, ndërsa në të dytin e mposhte me ‘ippon’ xhudisten gjermane, Seija Bellhaus.

Në çerekfinale, pejania u ndesh me britaniken, Lele Nairne, e cila e mposhti, ndërsa në repeisazh në ndeshjen e parë e mposhti italianen Veronica Toniolo.