Ajo njihet në mbarë trevat shqiptare si një nga këngëtaret më të suksesshme të showbizit shqiptar. Mirëpo, të paktë janë ata që e dinë se krahas të qenit këngëtare, Nora Istrefi ka edhe një profesion të dytë, shkruan “Kosovarja”.
Disa vite më parë, Istrefi ka studiuar për dizajn mode në një shkollë private në Prishtinë. Por, karriera e saj si këngëtare duket se ka qenë primare për Norën, duke qenë se ende nuk është parë në rolin e stilistes. Megjithatë, mbetet për t’u parë.
Ndërkohë, ajo është regjistruar edhe në fakultetin e edukatës fizike.
Nora, dëshiron të bëhet edhe arsimtare e edukatës fizike ose siç thuhet në popull “arsimtare e fizkulturës”, shkruan “Kosovarja”.