Të shtunën mbahet finalja e festivalit “Kënga Magjike”.Mbrëmë (e mërkurë) u mbajt nata e parë gjysmëfinale e këtij festivali, shkruan lajmi.net.
Në mesin e konkurrentëve, ishte edhe Jehona Sopi, e cila është rikthyer pas shumë vitesh me këngën “Anej”.
Dy koleget e saj dhe njëherësh shoqet e saj, Nora Istrefi dhe Leonora Jakupi e kanë mbështetur publikisht atë.
Dy këngëtaret kanë treguar mënyrën e votimit për Jehonën, e cila në këtë garë e ka kodin 17.
Për ndryshe, sonte (e enjte) mbahet nata e dytë gjysmëfinale e festivalit “Kënga Magjike”.