I gjithë vendi aktualisht është në karantim.
Kjo po ndodhë për shkak të koronavirusit i cili ka kapluar gjithë botën.
Në këto ditë të ‘izolimit’ rrjetet sociale janë stërmbushur me gatime, ushtrime fizike dhe shumë gjëra të tjera, në kushte shtëpie.
Së fundmi, Nora Istrefi e ka dëshmuar se është e zonja në kuzhinë.
Këngëtarja ka përgatitur speca të mbushur dhe këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të postuar në Instagram.
“Të kqyrim a po vyjn najsen”, ka shkruar ajo mbi imazhin e ndarë me ndjekësit të saj.