Komunikacioni hekurudhor në Korridorin 10 të relacionit Shkup-Kumanovë në të dyja drejtimet është normalizuar, njoftojnë nga NP Hekurudhat e Maqedonisë.
Ekipet e hekurudhave të Maqedonisë pasi kanë arritur me sukses që të largojnë vagonët, duke punuar pa ndërprerë edhe gjatë natës deri orët e hershme të mëngjesit me çka e kanë sanuar të gjithë hekurudhën ku ishte dëmtuar, thuhet në kumtesën e ndërmarrjes publike.
Nga atje shtojnë se me këtë është normalizuar komunikacioni hekurudhor në të dyja drejtimet.
Komunikacioni hekurudhor ishte i ndërprerë në këtë hekurudhë për shkak një fatkeqësie që kishte ndodhur më 3 korrik, rreth orës 2 të natës, pasi treni kishte dalë nga binarët.