Këtë mëngjes, nga aeroporti i Shkupit janë realizuar dy fluturime, një për në Londër dhe i dyti për në Getegorg, pasi që dje pasdite dhe mbrëmë për shkak të mjegullës dhe uljes së dukshmërisë fluturimet ishin shtyrë ose ishin transferuan në aeroporte të tjera.
Për shkak të mjegullës dhe dukshmërisë së dobët dje janë anuluar disa fluturime ndërsa tre janë riorientuar në aeroportin e Prishtinës.