Qendra Norvegjeze e Tërmeteve NORSAR njoftoi se tërmeti me magnitudë 6,8 ballë ndodhi në det midis ishullit vullkanik Jan Mayen dhe Grenlandës.
Tërmeti nuk ka shkaktuar viktima apo dëme materiale.
Agjencia norvegjeze e lajmeve NTB raportoi se një ekip prej 18 personash, përfshirë ushtarë dhe meteorologë, jetojnë në ishullin vullkanik Jan Mayen.
NORSAR paralajmëroi lëkundje pas tërmetit, por nuk dha alarm për cunami.
Qendra tha se Jan Mayen rregullisht është i ekspozuar ndaj tërmeteve dhe ka regjistruar rreth 10 goditje me një forcë mbi magnitudën 6, që nga viti 1970.