Norvegjia dhe Suedia në kërkim të infermierëve, ja si të aplikoni

Nordic Invest Group ka shpallur tashmë thirrjet për interesin që ka Norvegjia dhe Suedia për infermierë dhe punonjës në sektorin e shëndetësisë.

Marketing

Kreu i Nordic Invest Group Z. Bujar Zhuri sqaron se të gjithë të interesuarit mund të drejtohen në Invest Group në Tiranë ose të shkruajnë në emailin [email protected]. Sipas Zhurit ky do të jetë një proces i hapur komunikimi dhe do të merren në konsideratë të gjitha kërkesat që aplikantët kanë.

“Jemi në bashkëpunim me kompani rekrutimi në Norvegji dhe Suedi dhe janë kompani të cilat punojnë me institucione shtetërore në këto vende, ku edhe vlerësimi i diplomave kalon në procese zyrtare të diplomave dhe është një proces që nuk bëhet për një muaj, por mund të marrë edhe disa muaj nga kualifikimi i gjuhës e deri tek vlerësimi i diplomës apo praktikat shëndetësore.”- u shpreh Zhuri.

Pagat në këto vende janë joshëse, të cilat mund të shkojnë mbi 6000 euro në muaj.

Norvegjia dhe Suedia kanë hedhur sytë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi si një mundësi ku mund të thithnim një kontigjent të caktuar infermierësh apo mjekësh specializantë.

Marketing