Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov falënderoi Norvegjinë për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Në Twitter, Dimitrov falënderoi Parlamentin norvegjez dhe ministrin e Jashtëm norvegjez, Eriksen Soride. Dimitrov gjithashtu theksoi se këtë muaj ministri i Jashtëm norvegjez pritet të viziton Shkupin.
Soride më parë në faqen e Ministrisë së Jashtme në Twitter kishte njoftuar se parlamenti norvegjez tashmë ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Norvegjia është vendi i 15 nga gjithsej 29 shtete anëtare të NATO-s që tashmë ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.