NP Higjiena Komunale çdo ditë lan bulevardet dhe rrugët në Shkup

Në përputhje me Planin Operativ për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në
zonën e qytetit të Shkupit, NP Higjiena Komunale – Shkup në vazhdimësi
zbaton aktivitete për larjen makinerike të bulevardeve dhe rrugëve më të
mëdha, me përdorjen e autocisternëve. Larja makinerike me autocisternë
realizohet shtatë ditë në javë, në territorin e të gjitha komunave të
Shkupit. Përveç larjes makinerike, ekipet e Ndërmarrjes zbatojnë edhe
larjen manuale të sipërfaqeve më të frekuentuara publike dhe të trafikut
në zonën qendrore të qytetit.

Marketing
Marketing