NP Higjiena Komunale çdo ditë pastron mbeturinat e hedhura në mënyrë të paligjshme

NP Higjiena Komunale – Shkup çdo ditë ballafaqohet me hedhjen e paligjshëm të
mbetjes në sipërfaqet publike dhe në hapësirën përreth kontejnerëve.
Ndërmarrja realizon aktivitete të përditshme për pastrimin e mbetjes së hedhur në
mënyrë të paligjshme.
Gjatë ditës së djeshme është pastruar një nga lokacionet ku vazhdimisht
përsëritet hedhja e paligjshme e mbetjes, ndërsa ajo është hapësira te bul.Nikola Karev
pranë këndit të lojërave përballë Ambasadës Amerikane. Janë mbledhur dhe
transportuar rreth 50 m³ mbetje.Pas pastrimit të hapësirës është kryer larje manuale
dhe makinerike meautocisterna.
NP HKSh apelon deri te qytetarët e pandërgjegjshëm që të mos i hedhin mbetjet
në mënyrë të paligjshme, e gjitha kjo me qëllim që të kontribuojnë për një mjedis jetësor
të pastër dhe të shëndetshëm.

Marketing