NP “Higjiena Komunale” dhe NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” kanë një informatë të rëndësishme për konsumatorët

Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” – Shkup dhe Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe kanalizime” – Shkup, informojnë shfrytëzuesit e shërbimeve të cilët kanë borxh për konsumimin e ujit dhe për mbetje të hedhura (të paditur dhe të rregullt), do të kenë mundësin që ta paguajn borxhin pa kamatën e përllogaritur për pagesë të vonuar.

Marketing

Mundësia për ta paguar borxhin pa kamatën e përllogaritur nga ana e shfrytëzuesve është me kohëzgjatje të caktuar, me afat prej 20 ditëve, llogaritet nga 15.10.2018, përmbyllet më 03.11.2018.

Personat fizik dhe juridik do të mund ta paguajn borxhin e tyre me lidhjen e kontratës prej 24 këste mujore, në varësi të shumës së borxhit.

Udhëheqësia e NP ,,Higjiena Komunale” -Shkup dhe ,,Ujësjellës dhe kanalizime” – Shkup thonë se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të kujdesen për shfrytëzuesit e tyre duke miratuar masa dhe projekte të ndryshme që do të jenë në interes për shfrytëzuesit dhe qytetarët tonë të Qytetit të Shkupit.