Drejtori i NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani dhe rektori i Universitetit ,,Nënë Tereza”, Prof. Dr. Azis Pollozhani, sot nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e programeve edukative, kryerjen e mësimit praktik dhe punës për studentët, si dhe përgatitjen e programeve të përbashkëta për trajnimin dhe përsosjen shkencore e profesionale të kuadrove nga lëmia e ambientit jetësor.
“Pres që bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë të rezultojë në kreacione inovative dhe sipërmarrëse për menaxhim efikas me mbetjet komunale,” deklaroi drejtori i NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.