NP “Higjiena komunale”-Shkup, me 90-të punëtorë në terren dhe tërë mekanizimin në dispozicion, sot pastron borën dhe akullin në të gjitha komunat e qytetit.
Tërësisht është pastruar dhe është e kalueshme zona përreth Spitalit të shtetit dhe Spitalit të qytetit, Qeverisë dhe Kuvendit të RM-së, ndërsa njëkohësisht pastrohen bulevardet dhe rrugët më të mëdha, sheshi dhe rruga Maqedonia, Çarshia e vjetër, si dhe shtigjet për këmbësorë dhe trotoaret e urave.
Aktivitetet e ekipeve të NP “Higjiena komunale”-Shkup do të vazhdojnë gjatë tërë ditës, me qëllim që të mundësohet lëvizje e sigurt e trafikut dhe këmbësorëve.