Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup vazhdimisht mirëmbajnë higjienën e
gjashtë milionë metrave katrorë të sipërfaqeve publike dhe të trafikut
që nënkupton fshirjen dhe larjen e përditshme të tyre.
Higjiena publike në qendrën strikte të qytetit mbahet shtatë ditë në
javë, në tre ndërrime.
Me qëllim për mirëmbajtjen e nivelit maksimal të pastërtisë së
sipërfaqeve publike dhe të trafikut, Ndërmarrja zbaton larjen makinerike
me autocisternë në të gjitha bulevardet dhe rrugët kryesore të qytetit,
si dhe larjen manuale, fshirjen makinerike dhe manuale të sipërfaqeve
publike më të frekuentuara – rrugën Maqedonia, sheshin qendror Maqedonia
dhe sheshet më të vogla Filipi i Dytë, Nënë Tereza dhe Bogorodica, Urën
e Gurit, urat “Goce Dellçev” dhe “Slloboda”, urat për këmbësorë në zonën
qendrore të qytetit, Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe shëtitoren “13
Nëntori”.
Bashkangjitur është paraqitur video – materiali i regjistruar më
06.08.2024 ku shihet qartë gjendja faktike me higjienën publike në
qendrën strikte të qytetit të Shkupit, si dhe aktivitetet e ekipeve të
NP Higjiena Komunale – Shkup, të cilët kryejnë detyrat e tyre të punës
çdo ditë madje edhe në kushtet më ekstreme të motit në terren.