NP Higjiena Komunale reagon ndaj deklaratës së kryetarit të komunës së Aerodromit

Pas deklaratës së sotme të kryetarit të komunës së Aerodromit, Dejan Miteski, se NP
Higjiena Komunale – Shkup me dashje apo pa dashje e neglizhon mirëmbajtjen e higjienës
së komunës, ndërmarrja reptësisht i kundërshton deklaratat që kritikojnë punën e
ndërmarrjes.
NP Higjiena Komunale në të gjitha komunat e qytetit të Shkupit, duke përfshirë edhe
komunën e Aerodromit, mbledh mbetjet komunale nga enët dhe i transporton pa ndërprerje në përputhje me dinamikën e përcaktuar me programin operativ për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve komunale të miratuar nga Këshilli i Qytetit të Shkupit.
Prej disa kohësh kemi vënë në dukje se mbetjet e mëdha (kavane, frigoriferë, kolltukë,
televizorë, dërrasa dhe mbetje të tjera të përshtatshme ) nuk hidhen pranë kontejnerëve,
është i detyruar çdo qytetar që ka këto lloj mbetjesh për ti larguar siç duhet Kjo do të thotë
se ai mund të telefonojë shërbimet e NP Higjiena Komunale përmes telefonit të shërbimit që është theksuar në faqen tonë të internetit ose t’i dërgojnë në qendrën e përzgjedhjes së mbetjeve dhe t’i hedhë ‘falas’. Edhe një herë apelojmë tek qytetarët që mbetjet komunale t’i hedhin siç duhet – në kontejnerë, e jo pranë dhe rreth tyre, gjë që do të ndikojë në mbrojtjen e mjedisit dhe shmangien e krijimit të deponive dhe deponive të egra pranë kontejnerëve.
I bëjmë thirrje kryetarit të komunës së Aerodromit që të aktivizojë në terren shërbimet
inspektuese të komunës, të cilat janë kompetente dhe përgjegjëse për sanksionimin e çdo
shkeljeje të Ligjit për Pastërti Publike. Probleme të tilla duhet të zgjidhen në mënyrë
arsimore, por edhe me aplikimin ndëshkues për qytetarët e pakujdesshëm, të cilët si pasojë e pandërgjegjshmërisë së tyre përballen me probleme që ndikojnë shëndetin e gjithë
qytetarëve.

Marketing