NP Higjiena Komunale – Shkup aktive edhe gjatë fundjavës

Nga fillimi i javës aktuale, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup kanë
ngritur dhe transportuar përafërsisht 20 metra kub mbetje komunale të
vëllimshme, ndërtimore dhe të përziera nga deponia e madhe e egër që
ndodhet në bulevardin Hristijan Todorovski – Karposh, në komunën Butel
të Shkupit.
Janë larguar gjithsej edhe 40 metra kub mbetje nga disa mini deponi që
ndodhen në rrugën kryesore në komunën Gjorçe Petrov, në rrugën Vladimir
Polezhinovski prapa Sallës Universale, si dhe në rrugën Samoilova, në
afërsi të Ambasadës Amerikane.
Njëkohësisht, gjatë ditës së djeshme, Ndërmarrja ka kryer larjen dhe
dezinfektimin e enëve për hedhjen e mbetjes së bashku me mikrolokacionet
e tyre, në rrugën e sapoasfaltuar Dame Gruev në komunën Qendër të
Shkupit.

Marketing