Gjatë ditës së sotme tërësisht janë pastruar deponitë e egra në komunën Aerodrom (Rr. Lisec, vendbanimi Lisiçe), komunën Çair (bul. Brigada Maqedono-Kosovare), komunën Butel (përgjatë bul. H.T.Karposh) dhe komunën Shutkë (rruga për në Vizbeg).
Në kuadër të aktiviteteve janë larguar gjithsej 1000m³ mbetje komunale, të vëllimshme dhe nga ndërtimtaria, të hedhur në mënyrë të parregullt.
Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani dhe kryetarët e komunave Aerodrom, Çair dhe Butel – Zllatko Marin, Visar Ganiu dhe Velimir Smilevski i ndoqën aktivitetet e largimit të deponive të egra dhe u bënë thirrje qytetarëve që mbetjen ta hedhin në mënyrë të drejtë dhe me ndërgjegje.
NP Higjiena Komunale-Shkup do të vazhdojë me pastrimin e deponive të egra edhe në komunat tjetra të qytetit.