NP Higjiena Komunale – Shkup fitoi certifikatë MKC EN ISO 9001:2015

Drejtori i NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani, me kënaqësi e informon publikun se më 19.06.2018, Ndërmarrja fitoi Certifikatë ndërkombëtare të sistemit për menaxhim me cilësi, në pajtim me kërkesat e standardit MKC EN ISO 9001:2015.

Marketing

Pas revizionit të kryer me sukses, trupi certifikues AM CEPT i NP ,,Higjiena komunale” -Shkup dorëzoi certifikatat MKC EN ISO 9001:2015 për sistem të implementuar për menaxhim me cilësi, që përfshinë: Seleksionim, grumbullim, transportim dhe përpunim i mbetjeve komunale nga persona fizik dhe juridik, mirëmbajtje e pastërtisë publike në qytet dhe vendbanimet tjera, pastrim ( fshirje dhe larje) të sipërfaqeve publike, kapje dhe trajtim të kafshëve endacake dhe ngritje e kafshëve të ngordhur nga sipërfaqet publike.

“ Kjo certifikatë prestigjioze ndërkombëtare e sistemit për menaxhim me cilësi, në pajtim me standardin MKC EN ISO 9001:2015, vlen deri në vitin 2021. Shfrytëzuesve të shërbimit të NP ,,Higjiena komunale” – Shkup mund t’ju premtojmë se në periudhën në vijim do to implementojmë të gjitha standardet e shkruara dhe do të përpiqemi që ta mbajmë dhe ta tejkalojmë cilësinë e shërbimeve dhe aktiviteteve tona”, deklaroj Drejtori i NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.

Marketing