Prej fillimit të kësaj fundjave, Eko-Patrulla e NP Higjiena Komunale
–Shkup kryen mbikëqryje të disa mikro lokaliteteve në rrugën Petar
Manxhukov në komunën e Butelit, ku është vënë re hedhje e
vazhdueshme e pa rregullt e mbetjes në sipërfaqe publike. Janë
realizuar edhe aktivitete edukativo-informative me më shumë njerëz
të cilët janë parë duke e thyer Ligjin për Pastërti Publike me
hedhje të mbetjes jashtë eneve të dedikuara për këtë qëllim.
Njëherësh, ekipet e Ndërmarrjes kanë larguar gjithsesj 45 metër kub
mbetje nga deponitë e egra të lokalizuara në afërsi të Shtëpisë
Maqedonase në komunën e Karposhit, në rrugën Slavej planina në
komunën e Çairit, si dhe në më tepër lokalitete në komunën e
Kisela Vodës. NP Higjiena Komunale-Shkup këto ditë realzion ngritjen
dhe transportimin e mbetjes së seleksionuar në enët e specializuara
për hedhjen e qelqit, kartonit dhe ambalazhit plastik, të vendosura
në territorin e qytetit të Shkupit.