Gjatë tre ditëve të kaluara, NP “Higjiena komunale” – Shkup vërejti paraqitje intensive të vënies në flakë të enëve për mbledhjen e mbetjeve. Vetëm më 9.05.2019 , i`u vu flaka pesë kontejnerëve në tre mikrolokacione në komunën Karposh – dy në bulevardin Aradhat Partizane dhe një në rr. Moskovska. Dje gjatë natës digjeshin dy kontejnerë tek hoteli Karposh në komunën e Karposhit, si dhe një në rrugën kryesore në komunën Gjorqe Petrov. Pjesa më e madhe e kontejnerëve të djegur janë tërrësisht të shkatërruar dhe sot në mëngjes u zëvendësuan me enë plotësisht të rreja. “Përskaj dëmit finansiar që i është shkaktuar Ndërmarrjes, djegja e kontejnerëve shkakton probleme të mëdha gjatë hedhjes dhe mbledhjes së mbeturinave komunale në qytet. Apelojmë deri te Inspektorati i Qytetit të Shkupit dhe shërbimet e inspektoratit pranë komunave të ndërmarin masa të përforcuara për mbikqyrje dhe sanksionim të kryerësve të këtyre incidenteve, me qëllim – të ndalojë shaktërimi i pajisjeve të NP “Higjiena Komunale” – Shkup dhe ekipet tona të mund ti kryejnë obligimet e punës në kohë ” – deklaroi drejtori i NP “Higjiena Komunale” – Shkup.
Marketing