NP “Higjiena Komunale” sonte në aksion, bën larjen e pikave për vaksinim në qytetin e Shkupit

Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup sonte filluan me aktivitetin e larjes me dorë të të gjitha pikave për vaksinim masiv në të cilat realizohet imunizimi i qytetarëve të Shkupit kundër virusit Kovid-19.
Aktivitet realizohen në pikat e caktuara në sallën e sportit Boris Trajkovski dhe në poliklinikat Bukuresht, Çair dhe Jane Sandanskii, dhe në përdorim janë vënë katër autocisterna.

Marketing

“Në rrethinën e afërt të pikave për vaksinim masiv kundër virusit Kovid-19 çdo ditë vërejmë frekuentim të madh të njerëzve e të automjeteve, andaj NP Higjiena Komunale-Shkup sot mori masa të jashtëzakonshme për mirëmbajtjen e higjienës dhe të pastërtisë në këto lokalitete, me qëllim mbrojtjen maksimale të shëndetit publik.”- tha Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani.