NP Higjiena Komunale vazhdon aksionin për largimin e deponive të egra

Gjatë mbrëmjes së kaluar, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup larguan
60 metra kub mbetje nga më shumë deponi të vëllimshme të egra të
vendosura në disa komuna të Shkupit.
Aktivitetet u realizuan në rrugët Vasill Çakallarov dhe Ruzvelltova – në
komunën Karposh të Shkupit dhe në bulevardin Brigada Maqedono –
Kosovare, në komunën Çair.
Sot në mëngjes është vërejtur hedhje e mbetjes nga ambalazhet prej
kartoni në dy lokacione në zonën qendrore të qytetit – në sipërfaqen e
komunikacionit në bulevardin Kiril dhe Metodij, si dhe në parking –
hapësirën e vendosur në rrugën Dimitrija Çupovski. Ekipet e NP Higjiena
Komunale – Shkup ngriten dhe transportuan mbetjen e hedhur të
paligjshme.

Marketing
Marketing