NP ,,Higjiena Komunale” vazhdon aksionet vjeshtore për pastrimin e komunave të Shkupit

Në kuadër të aksioneve vjeshtore për pastrimin e komunave të Shkupit, NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup sot filloi pastrim të përgjithshëm në komunën Aerodrom.

Marketing

Ekipet e Ndërmarrjes hoqën më shumë deponi të egra të shkaktuara si rezultat i hedhjes së parregullt i mbetjes së vëllimshme dhe mbetjes nga ndërtimtaria, ndërsa gjatë ditës u bë fshirje dhe larje me dorë dhe me makina e bulevardeve dhe e rrugëve.

NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup sot bashkë me nxënësit pastruan edhe oborret e shkollave fillore dhe të mesme, kurse në Sh. F. K. ,,Bllazhe Koneski” u organizua eko-ligjëratë për veprim të drejtë dhe të ndërgjegjshëm me mbetjen. Në ligjëratë pjesëmarrës ishte edhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Lubica Jançeva, kryetari i komunës së Aerodromit, Zllatko Marin, si dhe ndihmësdrejtori i NP “Higjiena Komunale”-Shkup, Zlatko Hristovski, të cilët theksuan rëndësinë për zhvillimin e ndërgjegjes ekologjike tek popullata më e re për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Marketing