Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë ditës së djeshme kanë
pastruar dy deponi të egra në komunën Gjorçe Petrov të Shkupit.
Ndërhyrja është bërë në rrugët Vasil Çakalarov dhe Voin Drashkoviq, ku
janë ngritur dhe transportuar rreth 20 metra kub mbetje komunale të
vëllimshme, të përziera dhe nga paketimi i kartonit të hedhura në mënyrë
të paligjshme.
Njëkohësisht janë larguar edhe 7 metra kub mbetje nga deponia e egër e
vendosur në rrugën Xhon Kenedi në komunën Çair në afërsi të SHFK ,,Vasil
Glavinov”, si dhe 15 metra kub mbetje komunale ndërtimore, të përziera,
sanitare dhe goma automobilistike të hedhura në sipërfaqet me bar
përgjatë bulevardit Bosnja dhe Hercegovina në komunën Butel të Shkupit.