NP “Parqe dhe gjelbërime” organizon festivalin e luleve nën moton “SHKUPI LULËZON”

Po ua paralajmërojmë Festivalin e gjashtë të luleve në Qytetin e Shkupit – nën patronatin e Qytetit të Shkupit dhe në organizim të NP “Parqe dhe gjelbërime” , i cili do të mbahet më datën 18 dhe 19 maj të vitit 2019 (e shtunë dhe e diel) në Parkun e Qytetit në Shkup saktësisht në fillim të pjesës së dytë të parkut, nën moton “SHKUPI LULËZON”.

Marketing

Festivali do të fillon më datën 18 maj, me defilimin e luleve nga Këshilli i Qytetit të Shkupit (hapësirа e parkimit) në ora 11:30, me fëmijët nga kopshtet dhe shkollat fillore.

Festivalin në mënyrë solemne do ta hapë Kryetari i Qytetit të Shkupit, z. Petre Shilegov së bashku me drejtorin Ardijan Muça, pas të cilës vijon interpretimi i më shumë grupeve të këndimit dhe vallëzimit, ndërsa vizitorët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në aktivitetet ditore të cilat janë pjesë е programit: ndjekjen e animacioneve për fëmijët, të ushtrojnë joga dhe zumba në hapësirë të hapur, të ndëgjojnë muzikë, të shikojnë dhe të marrin pjesë në performaca të ndryshme të luleve dhe dekoreve.

Qëllimi i festivali është që në një vend ti mbledh të gjithë dashamirët e lules dhe natyrës, rregullimin e mjedisit, artistët, fëmijët dhe nxënësit të cilët në këtë hapësirë do të shprehin shkathtësitë e tyre për lulet, dekorimin dhe dizajnin, të promovohet kultivimi i luleve para qytetarëve, kyçja e popullatës më të re në suaza të punëtorive, ta manifestojnë kreativitetin e tyre dhe të mësojnë diçka më shumë për lulet, si dhe ngritja e vetëdijes publike për mbrojtjen e mjedisit jetësorë.

Për herë të parë këtë vit, vizitorët dhe dashamirët e kafshëve do të kenë mundësinë të marrin këshilla të dobishme për kafshët e tyre shtëpiake si dhe mundësinë për strehimin e kafshëve shtëpiake.

Këtë vit në manifestim do të marrin pjesë më shumë se 30 ekspozues – shitore të luleve dhe firma me renome për rregullim hortikultutorë dhe të peizazhit , institucione dhe organizata joqeveritare nga fusha e ekologjisë. Ju ofrojmë përmbajtje të ndryshme dhe Ju ftojmë në shoqërim të përbashkët lulesh.

Marketing