NP për rrugë shtetërore me informacion të rëndësishëm për qytetarët

Ndërmarja Publike për rrugë shtetërore përmes një komunikate njofton qztetarët se përfitimet e pagesës elektronike mund ti shfrytizojnë edhe në pikat e pagesës të Korridorit 8

Marketing

Në vazhdim mund të lexoni komunikatën e kësaj ndlrmarje

Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë që prej sot (e mërkurë, 03 prill 2024) të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion do të mund t’i shfrytëzojnë përfitimet e pagesës elektronike të taksës rrugore edhe në pikë pagesat në Korridorit 8, përkatësisht në autostradën Shkup – Tetovë.

Në këtë drejtim rrugor, fillimisht në funksion për pagesë elektronike të taksës rrugore është vënë pika pagesore Gllumovë.

Qytetarët të cilët qarkullojnë përmes pikëpagesës rrugore Gllumovë, mund t’i përdorin përfitimet e sistemit M-Card dhe M-Tag. Gjithashtu, në pikat pagesore këto kartela elektronike mund të blihen dhe të rimbushen.

Duke pasur parasyshë faktin që punët po rrjedhin sipas dinamikës së planifikuar, pritet që së shpejti të vihet në funskion për pagesë elektronike edhe pikë pagesa në Zhelinë. Me këto aktivitete do të përmbyllet plotësisht sistemi për pagesë elektronike në këtë segment të Korridorit 8.

NPRRSH- ja mbetet e përkushtuar të punojë në realizimin e programit të përcaktuar të ndërmarrjes në investimin dhe realizimin e projekteve të një rëndësise thelbësore infrastrukturore që mundësojnë lehtësimin e qarkullimit të përditshëm të qytetarëve tanë.