NP Ujësjellësi: Fushata për shlyerjen e borxheve pa kamatë për banorët e Shkupit do të zgjasë deri më 2 prill

Ndërmarrja Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup njofton publikun dhe qytetarët e Shkupit se fushata për shlyerjen e borxheve pa llogaritjen e kamatës për pagesat e vonuara do të fillojë më 17 shkurt dhe do të zgjasë deri më 2 prill.

Marketing

Ndërmarrja u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që kanë borxhe të prapambetura për ujin e shpenzuar (të paditur ose të rregullt), të përfitojnë nga mundësia e pagesës me këste pa kamatë.

“Ky vendim nuk vlen për organet e pushtetit shtetëror dhe lokal, si dhe për institucionet që kryejnë veprimtari me interes publik të përcaktuar me ligj dhe që janë të organizuara si agjenci, fonde, institucione publike dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë apo nga komunat, nga qyteti i Shkupit dhe komunat brenda qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftimin e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi.

Pas skadimit të këtij afati, vendimi nuk do të jetë më i vlefshëm.