Për shkak të fillimit të vitit shkollor dhe frekuentimit më të madh të shfrytëzuesve të transportit publik që nesër në qarkullim do të kyçen numër më i madh i autobusëve, informojnë nga NPQ Shkup.
Autobusët do të qarkullojnë nëpër itinerare të caktuara, gjegjësisht transportit publik do t’i shërbejnë numër më i madh i automjeteve në krahasim me disa muaj më parë. Itinerari, shtojnë nga NPQ Shkup është në dispozicion në ueb-faqen e tyre.
Që nesër, sërish do të vlejnë biletat falas të nxënësve të shkollave të mesme për përdorimin e transportit publik. Biletat do të aktivizohen sistematikisht, gjegjësisht nxënësit nuk kanë nevojë t’i vizitojnë pikat e shitjes të NPQ Shkup.
Nxënësit e vitit të parë të arsimit të mesëm do të fitojnë përdorimin e biletave të përkohshme (prej letre) për përdorimin falas të transportit, të cilat do t’u shpërndahen përmes shkollave.
Përkujtojmë se edhe më tej përkohësisht është pezulluar vendimi për transport falas për persona të rritur (gra me 62 vjet, burra me 64 vjet) të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën.
NPQ Shkup u bën apel të gjithë shfrytëzuesve të transportit publik ta respektojnë vendimin për përdorimin e maskës mbrojtëse gjatë transportit.