NQP: Rruga është e keqe për autobus të ri, fëmijët le të udhëtojnë me furgon të vjetër

Në këtë mënyrë për ç’do ditë nxënësit filloristë të fshatit Vizbeg detyrohen të udhëtojnë nga Vizbegu për në Çair dhe anasjelltas. Përpos autobusit të vjetër, ajo që bie në sy është edhe stërngarkimi i tij me nxënës. Pyetëm Ndërmarrjen për Transport Publik, se a do të ndërmerren masa, a do të ndryshohet autobusi dhe a do të ketë linjë shtesë në këtë relacion. Nga atje thonë se arsyeja për lëshimin e një mjeti të tillë transportues janë kushtet natyroro-infrastrukturore.

Marketing

“Ju informojmë se për shkak të infrastrukturës që është, në atë anë nuk mund të lëshojmë autobus njëkatësh ose dykatësh. Për arsyet e lartpërmendura lëshohet mjet i tillë transportues. Është e vërtetë që janë të vjetër, por janë në rregull. Sa i përket mbingarkesës së mjetit, në bashkëpunim me autoritetet lokale do të shikojmë mundësinë për të lëshuar një mjet shtesë”, thonë nga ndërmarrja për transport publik.

Nga ndërmarrja pohojnë se do të merren nëntë furgonë të rinj për transportin e nxënësve.

Nxënësit e Vizbegut detyrohen të udhëtojnë deri në Çair ose në Shutkë sepse në vendin ku ata jetojnë nuk ka objekt shkollor. Toka për ndërtimin e shkollës është ndarë në vitin 2005.

“Kanë kaluar 14 vite nga ndarja e tokës dhe premtimi i autoriteteve për ndërtimin e shkollës fillore këtu në fshatin Vizbeg, por edhe pas 14 viteve, toka ka mbetur e boshatisur”, Mevludin Imeri, gazetar.

Banorët e intervistuar nga Tv21 thonë se janë lodhur dhe nuk u besojnë premtimeve boshe të autoriteteve.

Vizituam edhe Komunën e Butelit për ta takuar kreun e komunës.

“Pasi nuk na u përgjigj në thirrjet tona telefonike, erdhëm në Komunën e Butelit për ta takuar kreun e komunës, Velimir Smilevski. Por në komunë nuk e gjetëm as atë, por as personat përgjegjës për marëdhëniet me publikun”, Mevludin Imeri, gazear.

Ndërtimi i shkollës së Vizbegut është premtuar edhe nga paraardhësi i Smilevskit. Për të njëjtën Tv21 ka raportuar disa herë.

Marketing