NQP Shkup me ueb-faqe të re tre-gjuhësh

Faqja e re e internetit e NQP Shkup është disponueshme në adresën https://skopjebus.mk/sq/.

Marketing

Faqja e re ka për qëllim t’u ofrojë qytetarëve informacione më të mira dhe më efikase mbi shërbimet e Ndërmarrjes për Transport Publik. Avantazhet kryesore të faqes së re të internetit:

• Dizajn modern dhe i përshtatshëm

Optimizim për telefona mobil, tableta dhe kompjuterë desktop – për një përvojë të shkëlqyer përdorimi, pavarësisht se nga cili pajisje hyni.

• Navigim intuitiv

Strukturë e qartë dhe e thjeshtë që mundëson qasje të shpejtë në të gjitha informacionet me vetëm disa klikime.

• Qasje në informacionet kyçe

Përmbajtjet dhe njoftimet më të rëndësishme nga NQP Shkup tani janë më lehtësisht të arritshme për të gjithë përdoruesit.

• Performancë dhe shpejtësi të përmirësuara

Faqja e internetit është dukshëm më e shpejtë, që nënkupton kohë më të shkurtër ngarkimi dhe efikasitet më të madh në përdorimin e përditshëm.

• Përmbajtje e orientuar drejt përdoruesit

Tekste të përditësuara, elemente vizuale dhe thirrje për veprim të përshtatura me nevojat e vizitorëve modernë.

• Version tre-gjuhësh

Faqja e internetit është e disponueshme në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, duke mundësuar qasje gjithëpërfshirëse dhe informim më të mirë për të gjithë qytetarët dhe vizitorët e qytetit.