NQP “Shkupi” linjat do t’i shërbejnë me autobusët e tyre

NQP “Shkupi” sot e shkëputi marrëveshjen me transportuesin privat “MAKEKSPRES”, ndërsa linjat në të cilat qarkullonin autobusët privatë, prej tani do të zëvendësohen me autobusë të tyre me çka transporti i udhëtarëve do të vazhdojë pandërprerë, informojnë nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike me çka transporti i udhëtarëve do të vazhdojë pandërprerë, informojnë nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike.

Marketing

“Shkak për shkëputjen e marrëveshjes me transportuesin privat MAKEKSPRES është mosrespektimi i detyrimeve nga marrëveshja në të cilën rregullohen kushtet për mënyrën e transportit publik.

Me keqardhje duhet të konstatojmë se MAKEKSPRES deri në momentin e shkëputjes së marrëveshjes nuk arriti të sigurojë autobusë të modernizuar me standarde adekuate ekologjike, niveli themelor i higjienës në autobusë dhe rregullshmëri pa vonesa në stacionet e autobusëve”, njoftoi NQP Shkupi.