Nuhiu dhe Timonie me ekipin alpinist të Njësitit për detyra speciale

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu dhe ambasadori francez Kristian Timonie sot morën pjesë në ushtrimin përfundimtar të pjesëtarëve të ekipit alpinist të Njësitit për detyra speciale – Teknika të intervenimit me përdorim të litarit në mjedise urbane dhe natyrore.

Marketing

Trajnimi, si pjesë e bashkëpunimit bilateral teknik mes ministrive të Punëve të Brendshme nga të dyja shtetet realizohet në periudhën prej 24 qershorit deri më 5 korrik të vitit 2019, si modul i ri të cilin e ndoqën 17 pjesëtarë të këtij njësiti edhe atë tetë nga niveli i avancuar dhe nëntë nga niveli themelor.

MPB-ja sot kumtoi se trajnimin edhe këtë vit, si edhe vitin e kaluar, e realizojnë trajnues nga CNEAS – Qendra kombëtare për trajnim, alpinizëm dhe skijim nga Shamoni, që i përket CRS shërbimeve (Kompani republikane për siguri) Zherom Dardulia dhe Aleksandër Pulak. Për realizim më të suksesshëm të aktiviteteve të tyre, nënvizohet, kontribuuan donacionet në pajisje të Ambasadës franceze në Shkup, si dhe donacionet e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut.