Nuhiu: Digjitalizimi i gjykatave, qasja e shpejtë e thjeshtë e qytetarëve për marrjen e dokumenteve

Digjitalizimi i gjykatave, qasja e shpejtë dhe e thjeshtë e qytetarëve për marrjen e dokumenteve, sigurimi i kushteve optimale për kryerjen e funksionit gjyqësor dhe prokurorial.
📌Në 100 ditët e para vazhduam aktivitetet për qeverisje efikase, të ndershme dhe të përgjegjshme!
✅U instalua dhe u lëshua në përdorim pajisje informatike kompjuterike në sallat e 5 gjykatave me çka do të rritet transparenca dhe barazia e palëve në procedurë. Janë nënshkruar edhe memorandume për interoperabilitet dhe për shkëmbim më të shpejtë të të dhënave me institucionet.
✅Janë siguruar shërbime digjitale për qytetarët, me çka mundësohet mënyrë e shpejtë, e lehtë dhe e thjeshtë e kërkimit dhe marrjes së dokumenteve apo të dhënave.
✅Vërtetime elektronike nga evidencat penale për persona fizik dhe juridik që janë në dispozicion në portalin kombëtar uslugi.gov.mk.
✅Me sukses po zbatohet sistemi për ndihmë juridike falas për qytetarët. Numri i kërkesave për ndihmë juridike sekondare pa pagesë është rritur për 53,7%. Pothuajse 20% më shumë qytetarë kanë marrë ndihmë juridike primare në krahasim me vitin e kaluar.
✅Në vazhdimësi po ndërmerren aktivitete për të ofruar kushte optimale për kryerjen efikase të funksionit gjyqësor dhe prokurorial. Po përkushtohemi për përmirësimin e statusit të tyre dhe pavarësinë financiare në shoqëri.
✅Filloi trajnimi i gjeneratës së VIII-të në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë për edukimin e kuadrove për gjyqtarë dhe prokurorë, e që është çelësi për funksionimin e pa ndërprerë të shtetit juridik.
✅Janë mbajtur seanca publike për zgjidhjet e reja ligjore:
👉Ligji për faljen
👉Ligji për ekspertizën
👉Ligji për drejtësi për fëmijët.
✅Finalizimi i implementimit të Strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësorit 2017-2022.
📌Ministria e Drejtësisë edhe në periudhën e ardhshme do të fokusohet në forcimin e pavarësisë, paanshmërisë dhe transparencës së sistemit gjyqësor, përmirësimin e cilësisë dhe efektivitetit të shërbimeve gjyqësore për qytetarët.

Marketing