Me “Covid-19” ndërkohë janë infektuar edhe 6 policë, rreth 10 të tjerë ndodhen në izolim dhe vetëziloim.
“Deri më tani janë konfirmuar 6 punonjës të policisë megjithatë ne ndjekim çdo rezultat që vjen sepse kemi një numër policësh të cilët janë vendosur në regjim të izolimit përkatësisht të vetëizolimit. Tani për tani ata janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore.”- tha Nuhiu.
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 101vendime për izolim dhe janë nënshkruar 217 deklarata për vetëizolim, thotë Nuhiu. 1670 qytetarë ndodhen aktualisht në 10 objektet e shënderuara në karantinë shetërore. Vetëm mbrëmë atje janë sistemuar rreth 35 qytetarë të kthyer nga jashtë. Nuhiu nuk përjashton mundësin të rritet numri i objekteve – karantina shetërore. MPB kontrollon rreptësisht në orare të rastësoshme të gjothë personat e izoluar apo në karantinë, dy herë në ditë fizikisht dhe dy herë përmes telefonave fiks. Në 24 orëve të fundit vetëm dy qytetarë nuk janë gjetur në vendbanimet e tyre. Vazhdon ndërkohë transporti i organizuar ajror dhe rrugor për kthimin e qytetarëve të tjerë nga jashtë.