Zv/ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu, sot ka vizituar komunën e Dibrës, për t’u informuar rreth situatës, pas shpalljes së pandemisë.
Nga drejtuesit lokal, Nuhiu dhe Zv/kryeministri Bujar Osmani, u njohën me tërë aktivitetet e pushtetit lokal të komunës së Dibrës, në pengimin dhe luftimin e virusit Covid-19.
Ministri Nuhiu ka vlerësuar lartë qytetarët e Dibrës për masat e ndërmarra si dhe respektimin e udhëzimeve për izolimin e qytetarëve, duke iu shmangur kontakteve, duke ruajtur distancën sociale.
Gjithsesi, këto veprime të dibranëve, Nuhiu ka shprehur mirënjohje dhe duke u zotuars e së bashku do t’ia dalim.