Nuhiu në Dibër: Gjendja e sigurisë stabile

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu së bashku me zëvendësdrejtorin e Byrosë për siguri publike, sot qëndruan për vizitë në Dibër.

Marketing

Pas takimit me ushtruesin e detyrës kryetar i Komunës, Hekuran Duka, kryetari i Këshillit, Bashkim Mashkulli, shefi i Stacionit policor të kompetencës së përgjithshme në Dibër, Argëtim Vojnika, Nuhiu tha se qëllimi i vizitës është bashkëpunimi i pushtetit lokale dhe policisë në interes të komunitetit.

“Gjendja e sigurisë në vend është stabile, me theks të posaçëm në Dibër dëshiroj të them se qytetarët e Dibrës janë njerëz të mirë me nivel të lartë të vetëdijes për t’i kuptuar rrethanat politike nëpër të cilat po kalojmë, si në nivel lokal, ashtu edhe në atë shtetëror. Gjithsesi ne jemi të interesuar që kuadri profesional të jetë në shërbim të qytetarëve të Dibrës”, tha Nuhiu.

Ushtruesi i detyrës kryetar i Komunës, Duka, shprehi kënaqësi nga qëndrimi i përfaqësuesve të pushtetit qendror të Dibrës dhe dëshiroi që vizitat të jenë më të shpeshta ndërsa bashkëpunimi në nivel edhe më të madh.

Marketing