Nuhiu: Në Kumanovë janë regjistruar 16 raste të shkeljes së orës policore

Në lajmet qendrore të orës 19:00 në Alsat i ftuar ishte zv. ministri për Punë të Brendshme, Agim Nuhiu i cili sot pasdite qëndroi për vizitë pune në Kumanovë. Nuhiu për Alsat foli për gjendjen aktuale të sigurisë në Kumanovë, me ç’rrast tha se janë angazhuar 170 policë të sistematizuar në 27 punkte policore prej të cilave 17 janë statike dhe 10 mobile.

Marketing

Janë shënuar vetëm 16 raste të shkeljes së orës policore në Kumanovë. Ne gjeneralisht jemi të kënaqur për shkallën e edukatës që kanë qytetarët e Kumanovës, në raport me respektimin e orës policore. Për punonjësit e policisë është një punë e vështirë sepse numri i qytetarëve të Kumanovës të cilët janë në izolim përkatësisht në vetë-izolim është 300, dhe ne brenda ditës dy herë i komunikojmë këta qytetarë, njëherë fizikisht dhe njëherë përmes telefoni dhe jemi të kënaqur që të gjithë e kanë respektuar këtë masë të përcaktuar nga Qeveria – deklaroi Agim Nuhiu, zv. ministër për Punë të Brendshme.

Në Kumanovë ora policore përfundon nesër në ora 05 të mëngjesit, dhe supozohet se qytetarët do t’i vërshojnë marketet për tu furnizuar me ushqimet e nevojshme, andaj Nuhiu tha se kjo çështje është marrë parasysh nga Shtabi i Krizës dhe është sugjeruar që para çdo marketi të ketë nga një nëpunës policorë i cili do të mbaj llogari për distancën mes qytetarëve.

Me kolegët në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme dhe Shtabin e Krizës e kemi trajtuar edhe këtë çështje dhe është bërë plani nga ana e punonjësve të policisë që përpara marketeve, nesër kur qytetarët do të jen të lirë të lëvizin dhe kur pritet që të ketë fluks, të ketë një polic i cili do të kujdeset për rruajtjen e distancës së qytetarëve në hyrje dalje të marketeve -tha Nuhiu.

Çështja e zbulimit të identiteteve të personave që janë të prekur nga Korona, apo atyre që kanë nderuar jetë, sipas Nuhit do të ishte në favor të luftës ndaj këtij virusi.

Publikimi i identitetit të personave të cilët janë të prekur dhe personave të cilët fatkeqësisht kanë ndërruar jetë mendoj se i shkon në favor betejës, përkatësisht luftës me përballje ndaj këtij virusi, dhe mendoj që qytetarët duhet të kenë mirëkuptim edhe në publikimin e identiteteve dhe kështu ne mbrojmë personat e tretë që ata të tërhiqen, të izolohen të vetëmbrohen nga personat që janë pozitiv – deklaroi Agim Nuhiu, zv. ministër i brendshëm.