Nuhiu në takim me Timonier: MPB institucion i rëndësishëm në ndërtimin e shtetit të së drejtës

Ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, sot ka realizuar takim me ambasadorin francez Kristijan Timonier, informon Zhurnal.

Marketing

Në takim, janë ndarë qëndrime se MPB është institucion i rëndësishëm në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe në rrugën drejt BE-së.

Gjithashtu, u tha se kuadri ligjor dhe ai institucional duhet të respektohen pa asnjë përjashtim.

Në takim janë konfirmuar marrdhëniet miqësore, besimi, realizimi i projekteve të përbashkëta dhe bashkëpunimi në disa fusha.

Ata kanë folur edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën në shtet dhe aktivitetet që MPB i ndërmori në kompetencat e saja.

Marketing