Nuhiu: Nëse vërtetohet se ka pasur neglizhencë ndaj thirrjeve së qytetares së prekur nga virusi korona, nga mjekja do të kërkohet përgjegjësi penale

Nëse vërtetohet se ka pasur lëshime, ndaj mjekes e cila nuk e ka pranuar qytetaren e Gostivarit nga dita e parë për kontroll, dhe e cila doli pastaj pozitive me virusin korona, do të ketë përgjgjegjësi penale. Këtë njoftim e bëri zv.ministri i MPB-së, Agim Nuhiu i cili sot qendori për vizitë në policinë e Gostivarit.

Marketing

Zv.ministri Nuhiu tha se deri tani kemi katër fletparaqitje penale kundër tre pronarëve të objekteve hotelerike pasi kanë shërbyer klientë edhe përskaj ndalesës, dhe një personi i cili nuk e ka respektuar vetëizolimin.

Presoni i cili nuk e ka respektuar vetëizolimin është 51-vjeçarit V.A. nga Çegrani i Gostivarit. Ai dyshohet se më datë 19-mars të këtij viti, gjatë orëve të pasditës, ka dalur nga shtëpia dhe ka lëvizur nëpër fshat edhe pse i njëjti ka qenë në izolim të detyrueshëm shtëpiak, duke filluar prej datës 13 mars, me ç’rast ai prap është kthyer në izolim. Nuhiu apeloni banorët e Gostivarit t’u përmbahen masave dhe asessi mos qendrojnë në grupe, pasi do të ballafaqohen me reagimin e policisë.

Uniformat blu thonë se padi penale do të ketë ndaj çdo shkelësi të rekomandimeve qeveritare.

Marketing