Nuhiu: Nuk falen ata që shqetësojnë shoqërinë!

Ministria e drejtësisë ka tërhequr listën e inicuar nga Dejtoritë e Burgjeve për faljen e 46 të burgosurve. Ministri I Drejtësisë Mariqiq vlerson se as një person i cili është publikisht i kontestueshëm nuk duhet të jetë në listë.

Marketing

Zv ministri i drejtsisë Agim Nuhiu për TVM 2 theksoi se nuk lejojnë që propozime të tilla me personalitete që me veprat e tyre panale kanë shqetësuar e gjithë shoqërinë të ndodhen në listën e faljes. Ndryshe, në listën e propozuar për falje, ndodheshin edhe Boban Iliq, i dënuar për vrasjen e Almirit 4-vjeçar, afaristi Sead Koçan dhe i dënuari për ngjarjet e 27 prillit, Aleksandar Vasilevski

“Kur kam kuptuar për personat të cilët kanë kryer vepra penale me të cilat kanë shqetësuar shoqërinë në përgjithsi dhe kanë lëkundur themelet e shteti me ato vpra të kryera unë kam reaguar institucionalisht dhe sigurisht që edhe ministri i drejtësisë ka reflektuar në këtë kontekst dhe propozimi i burgjeve është tërhequr për rivlerësim.”, tha Agim Nuhiu, zv. ministër i Drejtësisë.

Nuhiu thotë se kriteteret dhe vlerësimet nëpër të cilat do të kalojë propozim lista për falje do të jenë edhe më të rrepta dhe se kjo e fundit nuk do të përsëritet dhe nuk do ta ketë mbështetjen e Ministrisë së drejtësisë.

“Kabineti im ka vlërësuar se ka persona të cilët nuk i kanë konsumuar të gjitha premisat e parapara nga kuadri penal normative. Tani unë nuk dua të ndajë emra të përvetshëm, megjithatë kam kërkuar që të tërhiqet ai propozim dhe edhe një herë të rishqyrtohet.”, tha Nuhiu.

Sipas propozim ndryshimeve të reja në Kodin Penal është e paraparë që në Ministrinë e drejtësisë të formohet Komsion i cili do ti shqyrtojë listat e propozuara për falje para se ato të mbërrinë tek Kryetari i shtetit. Në ligjin e ri penal do të ketë sërisht listë të re të veprave penale që nuk do tëmund të fallen. Mariqiq pret që gjatë kësaj jave burgjet do ti revidojnë listat që të mund të vendosë Komisioni tek Kryetari i shtetit.