Nuhiu: Realizuam edhe një detyrim në shërbim të qytetarëve

Qeveria në seancën e 76-të saj, e ka shikuar raportin dhe deklaratën e përbashkët të Maqedonisë dhe Gjermanisë lidhur me njohjen e patentës së shoferit.

Marketing

Nga Qeveria njoftojnë se është faza e fundit para se të nënshkruhet deklarata nga të dy ministrat, me çka do të finalizohet dhe do të hyjë në fuqi, kjo marrëveshje për njohjen e patentës së shoferit ndërmjet të dyja vendeve.
Patentat do të jenë të pranuara për të gjithë mbi moshën 18 vjeçare.

“Të orientuar drejt përmbushjes së detyrimit tonë funksional në shërbim të qytetarëve dhe që qytetarët tanë të shfrytëzojnë të drejtat e tyre kudo ku gjenden, Qeveria e Maqedonisë miratoi sot Deklaratën për Njohjen Reciproke të Patentës së Shoferit me Gjermaninë, madje pa nevojën e nënshtrimit të sërishëm të provimit teorik dhe praktik për këtë leje.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe koalicioni qeveritar do të vazhdojnë të përkujdesen për qytetarët, të drejtat e tyre dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre, pavarësisht vendit ku jetojnë.”, ka shkruar në rrjetin facebook zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu.