Nuhiu: Shqiptarët avancohen në policinë e Ohrit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu gjatë ditës së sotme ka vizituar stacionin policor në Aeroportin e Ohrit. Zëvendësministri Nuhiu ka shkruar se respektimi i barazisë në fushën e punës dhe në qasjen tek e mira dhe shërbimet në policinë e Ohrit ka ecur mbarë!

Marketing

-Stacioni policor në Aeroportin e Ohrit drejtohet për herë të parë nga një shqiptar;
-Stacioni policor i Liqenit të Ohrit në gjendje gatishmërie për t’ju shërbyer qytetarëve të vendit tonë, Shqipërisë dhe turistëve gjatë periudhës së hapjes së kufirit sezonal në vijë ujore Ohër – Pogradec!

-Inkuadrime të reja dhe avancime në policinë e Ohrit (kryeshefë, komandantë dhe eprorë të tjerë shqiptar), ka thënën zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nuhiu.
Numri dy i policisë gjatë ditës së sotme ka qenë pjesë e delegacionit të Qeverisë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim në takimet me qytetarët e Komunës së Ohrit ku para të cilëve është dhënë llogari për punët e bëra gjatë këtij mandati.

Marketing