Nuhiu: U anuluan 20 vendime të Çulevit

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e pranoi kërkesën e ministrit të punëve të brendshme, Agim Nuhiut, për anulimin e vendimeve për përcaktimin dhe urdhrat që i solli ministri i paraprak, Naqe Çulev, pasi janë marrë në kundërshtim me Ligjin për Qeveri dhe në kundërshtim me aktet nënligjore dhe Marrëveshjen kolektive në MPB.

Marketing

Me këtë vendim, Qeveria anuloi 20 vendime të miratuara nga 11 qershori deri më 24 korrik të vitit 2020, me çka punëtorët në MPB-së kthehen në vendet e mëhershme të punës.

Ministri teknik, Naqe Çulev, deri të shtunën ishte në krye të MPB-së, ndërsa pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e KShZ-së atij i përfundoi mandati dhe detyrën e mori zëvendësi i tij, Agim Nuhiu.